AlbanianSport.com 20.10.2014 22:40
ASNN – Me tre javë kampionati, të gjitha skuadrat tashmë kanë nisur të llogarisin si e si të jenë në vendin e parë dhe më pas dhe në Kategorinë Superiore. E tillë është dhe Butrinti, atje ku sarandjotët e shohin veten mbi kundërshtarët dhe mbi të gjitha në Superiore. Në faqen e tyre në “Facebook”, KS Butrinti, sarandjotët kanë komentuar dhe kanë argumentuar pse duhet të jenë ata në Superiore dhe jo ndonjë skuadër tjetër.
“E pamë Sopotin në Cërrik, ndërsa është e sigurt që niveli i skuadrave të tilla bie shpejt, – shkruajnë ata. – E pamë Bylisin në Sarandë kur luajti me Lushnjën, një skuadër me djem të rinj, pa eksperiencë dhe të cilën ne e mundëm më Ballsh. Lushnja nuk ishte asgjëkundi.”
“Luftëtari me vetëm zero pikë, kurse Butrinti është skuadër më e kompletuar në krahasim me të tjerët, – shkruajnë tifozët e ekipit sarandjot. – Madje ka dhe mungesa si ai i Rrapës, që ende nuk ka luajtur. Po kështu Kola pa asnjë minutë, Dhrami ende është i dëmtuar. Sa për Dinamon mund të themi që ka skuadër të dobët dhe vetëm FSHF mund ta nxjerrë në Superiore.”
“Në të gjithë këtë llogjikë, Butrinti është për Superiore dhe duhet përkrahur”, – kanë përfunduar tifozët, që kanë kërkuar një gjë të tillë jo vetëm në ndeshjen e së mërkurës, atje ku ndaj Pogradecit do të luajë me të rinjtë, por dhe në takimin e së shtunës me të rriturit. Ndaj me këto dy fitore dhe me gjithçka tjetër sarandjotët besojnë në ngjitjen në Superiore.