AlbanianSport.com 25.02.2015 16:15
ASNN – Në Sarandë tifozët e duan falas hyrjen në stadium për ndeshjen e radhës me Dinamon, e cila do të luhet të mërkurën e ardhshme në stadiumin “Andon Lapa”. Tifozët kanë sjellë për Bashkinë e Sarandës shembullin që ka ndjekur Kukësi në ndeshjen e dy javëve më parë ndaj Partizanit, atëherë kur tifozët i la në stadium pa bileta.
“Ju i dini mirë shpenzimet e Kukësit, që shkojnë mbi 1 milion euro, – kanë deklaruar tifozët. – Ftojmë Bashkinë tonë të dashur që për herë të parë këtë sezon ta bëjë zemrën gurë dhe t’i lejojë tifozët në stadium falas. Janë tifozë të cilët për katër vjet e kanë ndjekur skuadrën si në shi, ashtu dhe në kohë me diell ekipin.”
“E jo vetëm në Sarandë, por dhe në fushë të huaj. Ndaj ne duam që me Dinamon hyrja e spektatorëve të jetë falas”, – kanë thënë tifozë. Ndërkohë në skuadër është kthyer Erjon Mustafaji, ndërsa sarandjotët i kanë uruar që ndaj skuadrës së vendlindjes ai të kthehet tek goli.