AlbanianSport.com 09.12.2014 15:45
ASNN – Butrinti, ashtu sikurse të gjitha klubet e Kategorisë së Parë pjesëmarrës të grupit të Jugut, ka bërë përmbledhjen e fazës së parë, me të mirat dhe të këqijat e saj. Kështu, të paktën edhe sipas faqes në “Facebook” KS Butrinti, megjithëse me një ulje të ndjeshme të numrit të spektatorëve, krahasuar me vitin e kaluar, sarandjotët përsëri kanë mesataren më të madhe të shikueshmërisë së ndeshjeve, që është 1,000 tifozë për takim.
Jo vetëm kaq, Butrinti e ka mbyllur fazën e parë në vendin e 4-t duke qenë vetëm 3 pikë larg kryesueses Sopoti e kështu shpreson që të jetë në Kategorinë Superiore. Butrinti ka pësuar vetëm katër gola, shumë më pak se çdo skuadër tjetër, ndërsa portieri Haxho e ka mbajtur portën e tij të paprekur për qindra minuta radhazi. Në ndeshje të luajtura, Butrinti ka fituar katër takime në fushën e vet dhe pesë jashtë, ndërsa rrjedhimisht në fazën e dytë është më i favorizuar.
Golashënuesit më të mirë janë Raboshta e Mustafai me nga 3 gola secili, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollin golin e Bazajt, të shënuar ndaj Tomorit, ia ka quajtur sulmuesit peqinas. Dhe apeli i sarandjotëve është: Mbledhim forcat, të lëmë pas çdo pakënaqësi ndaj lojtarëve të ndryshëm dhe të bëhemi një për t’u ngjitur për herë të parë në historinë e futbollit sarandjot në Kategorinë Superiore.