AlbanianSport.com 24.02.2015 21:40
ASNN – Butrinti ka nisur javën e përgatitjes për ndeshjen me Shkumbinin, teksa do ta presë atë në Sarandë. Butrinti renditet në vendin e dytë në Kategorinë e Parë e duke qenë se Lushnja do të jetë në fushën e vështirë të Gjirokastrës, atëherë sarandjotët kanë shpresë që të fitojnë me Shkumbinin dhe bluzinjtë të mundin verdhejeshilët.
E më pas kreu i Jugut do të jetë për ta. Drejtuesit e Butrintit kanë kërkuar dhe mbështetjen e fansave, sepse sipas tyre lufta në grupin B është e fortë. Mungojnë për arsye kartonësh Aleksi e Dorti, por ata do të rikthehen me Dinamon, ndërsa pjesë e 18-shes së Butrintit do të jenë Zguro e Çakalli.
Sakaq pas paraqitjes së mirë në Lushnjë, disa lojtarëve u është dhënë leje për të qëndruar me familjarët në qytetet e tyre. Kështu, Enriko Papa, Albano Aleksi, Olti Rapa, Shkëlzen Alzeneli e Samet Hepaj, të cilët kanë munguar dje në stërvitje, do të rikthehen sot me sarandjotët.