AlbanianSport.com 06.02.2015 12:25
ASNN – Butrinti do të udhëtojë nesër i përgjysmuar drejt Pogradecit. Pas mungesave për shkak pezullimi të Jasmin Raboshtës e Erjon Mustafait, është edhe Jubani ai që ka pësuar tërheqje dhe do të mungojë në këtë takim delikat.
Me shumë mundësi edhe Kola, Papa, Myrtaj nuk do të grumbullohen pasi janë në një formë jo optimale. Një goditje ka pësuar edhe Ani Xhibro për të cilin mendohet se do të jetë i gatshëm dhe nuk ka asgjë serioze.
Nga sa u pa nga stërvitja e djeshme, formacioni anti-Pogradec pritet të rikthejë Nelajn titullar dhe të kthejë Meçanin në mbrojtje. E një formacion i mundshëm do të jetë: Haxho, Meçani, Muço, Xhuvani, Xhibro, Rrapaj, Aleksi, Hepaj, Alzeneli, Nelaj, E. Papa.