AlbanianSport.com 16.12.2014 15:15
ASNN – Edhe në Sarandë nuk ka pasur shumë kohë për të festuar pas asaj fitoreje të bujshme 4-0 me Sopotin. Në prag është ndeshja që do të luhet në Berat ndaj Tomorit, ndërsa sarandjotët janë të përqendruar për të kërkuar të njëjtin sukses të fazës së parë, atëherë kur ndaj beratasve patën fiksuar dhe pokerin e parë të sezonit.
Faqja në “Facebook” e KS Butrintit do të nënvizonte: “Hedhim pas krahëve “pokerin” ndaj Sopotit dhe përqendrohemi në sfidën e radhës kundër Tomorit të Beratit, ekipit që i shënuam pokerin e parë këtë sezon në Sarandë. Normalisht do të jetë një sfidë më e fortë se ajo në Sarandë, e cila përfundoi me shifrat 4-0.”
“Të mërkurën në Berat, java e dytë e fazës së dytë, Tomori-Butrinti në 13:30”, – kanë përfunduar sarandjotët. Kësisoj Butrinti përgatitet për një tjetër sukses në vizitën e vështirë të Beratit me Tomorin vendës.