AlbanianSport.com 02.02.2015 20:55
ASNN – Butrinti shpreson shumë tek shtyrja e mbylljes së tregut të lëvizjeve të futbollistëve në dimër, që duket se për Kategorinë e Parë do të jetë dhe përtej 1 shkurtit, që ka qenë dita e fundit e zyrtarizimit të lëvizjeve dimërore.
Pritet që këto ditë në Sarandë të mbërrijë një tjetër mesfushor krahu, ndërkohë që javën e ardhshme skuadra luan në Pogradec. Tek Butrinti deri më tani janë afruar Samet Hepaj, Daniel Jubani dhe Enriko Papa.
Por janë larguar Arbër Malaj, Entol Allmeta, Arbër Dhrami. Gjithsesi Butrinti shpreson ta nisi mbarë pjesën e dytë të sezonit në Kategorinë e Parë.