AlbanianSport.com 19.12.2014 17:55
ASNN – Butrinti-Bylis është ndeshja e fundit e vitit në Sarandë. Dhe bregdetarët, edhe për të qenë sa më pranë kreut, kërkojnë fitoren.
Kanë kërkuar sa më shumë tifozë, sepse vetëm kështu mund të merret tripikëshi. Nuk duhet harruar që në Ballsh, Butrinti ka fituar 2-0.
Ndaj dhe kërkohet suksesi ndaj ballshiotëve për të qenë sa më të sigurt në krye të grupit të Jugut.