AlbanianSport.com 22.11.2014 08:15
ASNN – Butrinti sot ka një sfidë të vështirë, ndërsa do të përballet me Shkumbinin në Peqin, ndërkohë që skuadra e vendase, e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla kërkon të kthehet tek fitorja.
Për fatin e keq të skuadrës sarandjote, që drejtohet nga trajneri gjirokastrit, Mustafa Hysi, në përballjen me bardhekaltërtit peqinas do të mungojnë dy sulmuesit kryesor, Mustafai dhe Raboshta.
Por për sarandjotët do të luajë për herë të parë në këtë përballje Arbër Dhrami, i cili edhe pse ishte marrë nga Butrinti në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në verë ka qenë i dëmtuar.
Kështu Butrinti është gati, ndërsa edhe pse me mungesa do të kërkojë të marrë rezultatin pozitiv në përballjen me peqinasit.