AlbaniaSport.net 25.01.2015 16:15
ASNN – Në Sarandë vazhdojnë të mos e përtypin mirë humbjen e së shtunës së kaluar në fushë të huaj me Dinamon. Jo vetëm kaq, por kanë nisur të jenë të pakënaqur dhe me deklaratat e trajnerit Mustafa Hysi, i cili në përfundim të ndeshjes pati thënë për mediat se goli i pësuar ka ardhur nga një gabim i një mbrojtësi të ri, që shumë shpejt do të jetë e ardhmja e Butrintit.
Por tifozët nuk kanë përtuar për t’i thënë se e ka gabim. Ndërkohë për më tepër ata i kanë kërkuar shpjegime trajnerit pse Çakalli, një ish-futbollist i Kombëtares së Nën-19-vjeçarëve të Shqipërisë rri në tribunë. “Nuk dimë ç’të keqe ka ky djalë që lihet në tribunë. Nuk po kërkojmë të aktivizojë sarandjotin, por atë që e meriton.” Kësisoj në Sarandë humbja me Dinamon ka sjellë shumë debate.