AlbanianSport.com 27.02.2015 17:35
ASNN – Të mërkurën sarandjotët e trajnerit Mustafa Hysi kanë bërë ndeshjen e kontrollit brenda “familjes”, atje ku është ndërtuar dhe formacioni anti-Shkumbin. Në këtë përballje do të mungojë Aleksi me kartonë dhe Haxho me grip, të cilët që nuk kanë qenë të pranishëm në stërvitje.
Formacioni titullar që pritet të jetë edhe ndaj Shkumbinit ishte Sejdinaj, Alzeneli, Muço, Rapa, Xhuvani, Hepaj, Meçani, Jubani, Mustafaji, E. Papa, Raboshta. Ndeshja përfundoi 3-0 për ekipin A, me një dygolësh të sulmuesit të rikthyer Mustafaji dhe një gol të Raboshtës nga pika e bardhë e 11-metërshit, që u fitua nga Jubani.
Madje ky futbollist është dëmtuar, ndërsa në vendin e tij ka luajtur Çakalli. Por Jubani pritet ta nisë ndeshjen e së shtunës që nga minuta e parë. Ndërkohë që në fazën e parë, Shkumbini ka fituar 1-0 me Butrintin. Ka qenë një ndeshje me shumë mungesa si Mustafai, Raboshta apo Malaj që tashmë nuk është më pjesë e ekipit.
Dy takimet e fundit në Sarandë ndaj Shkumbinit, një për Kupën e Shqipërisë e një për kampionat, kanë përfunduar me rezultatin e pastër 2-0 për Butrintin. Ndaj dhe duke u bërë thirrje lojtarëve që të mos nënvlerësojnë asnjë kundërshtar, Butrinti kërkon fitoren me Shkumbinin.