AlbanianSport.com 09.01.2015 07:55
ASNN – Sipas faqes në “Facebook”, KS Butrinti, sarandjotët kanë bërë një mbledhje me drejtuesit, atje ku është diskutuar për realizimin e objektivit që është ngjitja në Superiore, si dhe përforcimet që duhen marrë në mënyrë që skuadra e trajnerit Mustafa Hysit të jetë ndryshe në pjesën e dytë të kampionatit.
Dhe pas ardhjes së Samet Hepajt, i cili dje ka zbritur për herë të parë në fushën e stërvitjes me sarandjotët, merkatoja e Butrintit, shoqëruar me të gjitha përforcimet e pritura në dimër duket se do të jetë e fortë. E thënë ndryshe, përforcime për t’iu përgjigjur dhëmb për dhëmb rivalëve në grupin e Jugut të Kategorisë së Parë për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore.
Ndërkohë tek Butrinti përsëri kanë dilema nëse Hepaj do të jetë lojtar i skuadrës jugore, apo do të jetë në provë. Megjithatë të gjithë janë të bindur se do të jenë të fortë në përforcime si një skuadër e denjë për t’u ngjitur në Superiore.