AlbanianSport.com 14.01.2015 18:45
ASNN – Samet Hepaj, lojtari që tashmë konsiderohet pjesë e Butrintit, është në pritje të letrave nga skuadra koplikase e Veleçikut në mënyrë që zyrtarisht të cilësohet pjesë e sarandjotëve.
Por ndërkohë një tjetër futbollist ka nisur provat me Butrintin e drejtuar Mustafa Hysit. Bëhet fjalë për pogradecarin Vangjel Zguro, i cili që të hënën i është bashkuar sarandjotëve në periudhë përgatitore.
Tashmë pritet përgjigja e Hysit nëse i duhet ky lojtar apo jo, ndërsa do të mund të jenë dhe ndeshjet miqësore ato që do të vendosin përfundimisht për të. Deri më tani nga Butrinti është larguar zyrtarisht Malaj.
Ndërsa i afruari i vetëm, edhe pse ende nuk kanë ardhur letrat nga Veleçiku, është Hepaj. Kurse pogradecari Zguro është në pritje të përgjigjes së trajnerit gjirokastrit të sarandjotëve, Mustafa Hysit.