AlbanianSport.com 26.09.2014 16:35
ASNN – Butrinti nuk duket se do të jetë i plotë në sfidën e parë të kampionatit ndaj Sopotit. Ajo që është e sigurt për skuadrën e Mustafa Hysit është fakti se do të mungojë sulmuesi Arbër Dhrami.
Por ndërkohë gjatë stërvitjes është dëmtuar dhe Allmeta, i cili pritet të rikonfirmohet nëse do të jetë pjesë e ekipit në sfidën ndaj Sopotit, apo jo. Në vend të tij është projektuar Bazaj.
Ndërkohë, Butrinti do të luajë me një skemë taktike 4-5-1 në mbrojtje, atje ku Rugji e Mustafaji do të bëjnë sulmuesit e krahëvs, ndërsa Rraboshta do të jetë pykë. Sakaq në mesfushë do të luajë Dorti-Aleksi-Bazaj.
Lështu në fazën sulmuese Butrinti shndërrohet në 4-3-3. Sakaq Butrinti është në prag të binjakëzimit me çekët e Banik Ostravës.