AlbanianSport.com 14.01.2015 20:00
ASNN – Ndryshe nga çfarë është thënë më parë, Arbër Dhrami nuk duket se ka ndërmend të shkojë në Pukë.
Madje ai ka ditë që ka dalë në stërvitje me Butrintin, ndërsa si objektiv të parë ka vendosur qëndrimin e tij tek sarandjotët dhe vazhdimin e karrierës me bregdetarët.
Dhe ajo që do t’i vërë vulën është rënia dakord për anën financiare me drejtuesit e Butrintit. Këta të fundit, në mungesë të Raboshtës dhe Mustafajit për ndeshjen e 7 shkurtit në vizitën e vështirë të Pogradecit nuk duket se ka alternativë tjetër më të mirë.
Ndaj duket se do të jetë shumë pranë këtij ekipi.