Gjergj Vyshka 19.02.2015 16:55
Bashkia Sarandë akordon fondin për futbollin dhe Butrintin në shumën prej 24.000.000 lekësh të rinj për vitin 2015. Ky fond është 1.000.000 milionë lekë të rinj më shumë se i një viti më parë. Rritja është bërë për shkak të objektivit që ekip ynë ka për t’u ngjitur në Superligë. Fondi parashikon të gjitha zërat si shpenzimet, kontratat e futbollistëve etj.
Klubi i Butrintit është ndër klubet e vetme në Shqipëri që për shkak të financave të shëndosha nuk ka asnjë detyrim në FSHF. Nuk duhet harruar që Saranda ka të vetmin burim financiar Bashkinë e Sarandës, teksa kryetari i Bashkisë, Stefan Çipa, është një tifoz shumë i zjarrtë i Butrintit.
Por jo vetëm kaq, por dhe i sporteve të tjera. Sepse është me idenë që sporti dhe turizmi mund të bashkëjetojnë së bashku dhe t’i japin shumë të ardhura futbollit sarandjot. Aktualisht Butrinti është në vendin e tretë të grupit të Jugut në Kategorinë e Parë, vetëm tre pikë larg Lushnjës.
Sarandjotët shpresojnë që, për herë të parë në historinë e këtij futbolli, skuadra të jetë në elitë. Madje kjo do të jetë një bonus dhe për kryebashkiakun Çipa në kushtet kur Shqipëria është në prag të zgjedhjeve të pushtetit lokal më 21 qershor. Ndaj dhe fondi për futbollin është gati dyfishuar.