Bushiç: Në Shqipëri, shumë probleme, sidomos financiare, me Gjilanin, për titull

Share Button

AlbanianSport.com 14/06/2020 23:25

ASNN – Është një njohje e vjetër e futbollit shqiptar, teksa ka luajtur, me përjashtim të një sezoni, atij 2015-2016, që nga 2013-ta deri në 2019-ën në 4 skuadra të Superiores, e tanimë ka kaluar në krahun tjetër të kufirit, ku shpreson ta ndihmojë Gjilanin drejt titullit të kampiones së Kosovës. Përgjatë 6 sezoneve ku ka shënuar 55 gola në 148 ndeshje që ka luajtur gjithsej me fanellën e Vllaznisë, Tiranës, Flamurtarit dhe Teutës, ai ishte një nga sulmuesit më të fortë dhe lidhja e tij me Shqipërinë mbetet në trajnon e trajnerit aktual, Gentjan Selmanit.

Në fakt, ai ishte ndër talentet më të mëdha në Kroaci dhe filloi të shkëlqente në moshë të re. Titulli “kampion” me Hajdukun e Splitit dhe çmimi i golashënuesit më të mirë te ekipi kroat, me 11 gola të shënuar brenda sezonit, ishin sukseset më të mëdha që në fillim të karrierës dhe vazhdojnë të mbeten ende pas 15 vjetësh. Bëhet fjalë për sulmuesin e Gjilanit, Tomisllav Bushiç, i cili, vlen të përmendet, se në fillimet e karrierës ka luajtur edhe me Luka Modriçin, Mario Manxhukiçin e shumë yje të tjera kroate që veshin aktualisht fanellat e klubeve të mëdha evropiane.

Titullin e vetëm të kampionit në futbollin kroat, Bushiçi e pati arritur me Hajdukun në sezonin 2004-2005 dhe, që nga ajo kohë, klubi kroat nuk e ka fituar më kurorën e më të mirit. Fatin e sukseseve që kishte me skuadrën ku është rritur, Hajdukun, Bushiçi shpreson që ta përsërisë edhe me Gjilanin, klub që është në garë për titullin e kampiones së Kosovës. Duke folur për të përditshmen “Koha Ditore”, sulmuesi 34-vjeçar ka këmbëngulur se i është bashkuar Gjilanit për t’u shpallur “kampion”. “Tek Gjilani vendosa të vija pasi më telefonoi trajneri Gentjan Mezani”, – ka rrëfyer ai.

“Te Gjilani jam më i qetë, pasi këtu nuk ka probleme, – ka vijuar kroati. – Në Shqipëri ka pasur më shumë probleme, sidomos probleme financiare. Besoj se mund të shpallemi kampionë. Ka shumë ndeshje deri në fund dhe kam besim që mund të fitojmë titullin. Për këtë kam ardhur këtu dhe një sukses të tillë e do e gjithë skuadra dhe klubi.” Bushiçi ka shënuar 8 gola këtë edicion me fanellën e Gjilanit dhe është midis golashënuesve më të mirë të Superligës së Kosovës. Ai ka qenë i dëmtuar, por beson se që nga kjo fundjavë do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën gjilanase.

Një ëndërr që kishte me Hajdukun e nënvizon se e ka realizuar, dhe tani i mbetet ëndrra tjetër me Gjilanin. “Për mua ka qenë një ëndërr që të luajë në derbin Hajduk-Dinamo, që e kam realizuar, – ka thënë sulmuesi për të përditshmen në fjalë. – Kam luajtur para 35 mijë shikuesve më të mirë dhe kam shënuar në minutën e 88-të, duke ia siguruar fitoren Hajdukut. Atë moment nuk do ta harrojë kurrë në jetë. Po ashtu i kam fituar edhe titullin dhe çmimin e shënuesit më të mirë te Hajduku. Shpresoj që t’i përsëris këto suksese me Gjilanin.”

Tomisllav Bushiç tregon se gjatë gjithë kohës së pandemisë ka qëndruar në Kosovë dhe e pranon se e ka pasur shumë të vështirë të mos e shohë familjen që pesë muaj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh