AlbanianSport.com 30.01.2014 07:05
ASNN – Pas egjiptianit Musa, tashmë një tjetër afrikan është i vetëofruar Burrelit. Bëhet fjalë për Sheik Keita me pseudonimin “Pinto”.
Ai është, të paktën dhe sipas faqes në “Facebook” të skuadrës matjane, 18 vjeç dhe peshon 73 kg.
Ka luajtur në Algjeri dhe në Tunizi e duke qenë lojtar i lirë ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur në Burrel.
Ende nuk ka një përgjigje nga drejtuesit matjan, por lojtari është treguar i gatshëm për të luajtur me Burrelin në Kategorinë e Parë.
Por në momentin e fundit kanë firmosur për matjanet Flamur Pjetërnikaj dhe Orges Lini, ky i fundit ishte tek Ada e Velipojës.