AlbanianSport.com 11.09.2016 14:25
ASNN – Matjanët përsëri nuk kanë lekë për të paguar detyrimet e prapambetura ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit. Madje nuk kanë të paguajnë as detyrimet e këtij fillim sezoni.
Burime të sigurta pranë Bashkisë së Matit bënë me dije se kjo njësi vendore nuk i është përgjigjur ende thirrjes së FSHF-së për të paguar detyrimet financiare. E thënë më qartë nuk dihet nëse Burreli do të luajë në këtë sezon të Kategorisë së Parë, apo do të ndëshkohet siç ka deklaruar institucioni më i lartë i futbollit shqiptar.
Burreli i detyrohet FSHF-së në shumën 2.3 milion lekë. Kështu pohojnë për mediat sportive lokale zyrtarë të Bashkisë së Mat. Ato shtojnë se 1.3 milion lekë është detyrimi i mbartur nga kampionatet e kaluara dhe 1 milion është detyrimi i kampionatit që pritet të nisë.