AlbanianSport.com 24.01.2015 15:55
ASNN – Burreli i Kategorisë së Parë është shkërmoqur dje nga të rinjtë e Vllaznisë, të cilët pretendojnë të jenë kampion të moshës deri në 19 vjeç në Kategorinë Superiore.
6-2 është rezultati në favor të 19-vjeçarëve të Vllaznisë, që kështu ka luajtur tenis me matjanët sikur të mos kishte përballë një skuadër të një kategorie më të lartë në moshë, por një ekip fëmijësh.
Për t’u habitur kjo situatë me matjanët, ndërsa shkodranët kanë shënuar gjashtë herë në portën e Burrelit kundrejt dy golave të matjanëve, që duket se paska shumë punë për të krijuar skuadrën që do të mbijetojë në Kategorinë e Parë.
Për shkodranët kanë shënuar dygolësha Kabuni dhe A. Hasani e më pas nga një gol Fangaj e Çokaj, kurse për matjanët Pirani e Puka.