Nderim Goci (Krujë) 30.11.2014 22:35
ASNN – Sapo ka rënë vërshëllima e parë e Albano Stolajt, Kamza ka gjetur epërsi, që ka ardhur nga goli i nigerianit Olatunji. Ndeshja me Burrelin kalon dhe momente të ashpra, aq sa gjyqtari i ri kryeqytetas është detyruar që ta nxjerrë tetë herë kartonin e verdhë.
Vetëm në pesë minutat e fundit e ka siguruar trepikëshin Kamza, fillimisht me Olatunjin e më pas me Kolecin. Kurse goli i Myftarajt ka vlejtur për statistikë. 3-1 për Kamzën dhe skuadra i largohet fundit të renditjes në grupin e Veriut. Duke folur pas humbjes, trajneri i Burrelit, Vladimir Gjoni, tha: “Ekipi ynë u paraqit shumë dobët dhe dua të vlerësoj lojën e kamzalinjve që kanë zhvilluar një lojë si burrat dhe e kanë merituar plotësisht fitoren.”
“Lojtarët e mi në shumicën e rasteve nuk i kanë kryer detyrat e tyre dhe kanë qeë në ditë jo të mirë. Kjo humbje na ka dëmtuar seriozisht pasi kemi përballje të vështira dhe ekipi ka rrezikuar shumë. Shpresojmë që të korrigjojmë shumë prej gabimeve tona në ndeshjet e ardhshme”, – ka përfunduar trajneri i Burrelit, Vladimir Gjoni.