Bundesliga gjermane e këtij sezoni, një kampionat për… dy!

Share Button

Bajern-Borusia-fotomontazh

Nga Ermal Toti 20.09.2015 19:35

5 javë, 2 skuadra, 10 ndeshje, 30 pikë. Jemi në Bundesligë atje ku Borusia e Dortmundit dhe Bajerni i Mynihut kryesojnë një kampionat që deri dje të gjithë mendonin se po vritej nga bavarezët. Madje të shumtë ishin ata që e quanin këtë si rrënim të futbollit gjerman. Mirëpo aktualisht nuk është Bajerni që po e dominon Bundesligën.

Tre herë kampionët në fuqi janë aty, në krye por duke ndjekur Borusian e Dortmundit. Trajneri Klop nuk është më, por Tukel e ka bërë pluhur e hi paraardhësin e tij. Nga 30 korriku 2015, kur debutoi në Ligën e Evropës me verdhezinjtë, Tukeli i ka udhëhequr ata drejt 12 fitoreve radhazi në të gjitha veprimtaritë.

Duke u kthyer pas në kohë, gjejmë se asnjë koleg i tiji nuk e ka filluar kështu sezonin në kampionatin gjerman. Përsa u përket skuadrave dhe vetëm në Bundesligë, Dortmundi dhe Bajerni me 5 fitoret e tyre, kanë vendosur një tjetër rekord. Asnjëherë më parë dy skuadra nuk kanë patur një nisje të tillë.

Tre herë kampionët në fuqi mëse një herë kanë theksuar se objektiv kryesor kanë titullin e 4-rt radhazi, edhe kjo e parealizuar deri tani nga një ekip në Gjermani. Pas largimit të Shvajnstajerit, skeptikët u shtuan përsa i përket Bajernit, por loja e Dagllas Kostës ka rritur entuziazmin në “Allianz Arena”.

Skuadra e Guardiolës ka humbur vetëm Superkupën nga ndeshjet zyrtare deri tani, edhe atë pas serisë së 11-metërshave kur kryesonte deri në minutën e 89-të. Atyre më lart mund t’ju shtojmë se, pasi humbi De Bryjnen, Volfsburgu ka lënë edhe 4 pikë në 5 javë. Një arsye më shumë që Bundesliga mund të quhet “një kampionat për dy”.

Edhe në klasifikimin e shënuesve dueli është mes një bavarezi dhe verdheziu. Myleri me 6 gola ndiqet nga Aubamejang me 5, kaq ka shënuar edhe Malli, por Mainz 05, nuk ka stofin e rivalëve për ta mbështetur deri te “Këpuca e Artë”. Bundesliga është e gjatë, deri në fund ka edhe 29 javë, por 5 të parat, të shtyjnë të besosh se mund të jetë një kampionat për dy!

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh