AlbanianSport.com 05.11.2014 13:25
ASNN – Ndërkohë që Korabi i Dibrës kërkon me ngulm ngjitjen në Kategorinë e Parë, një tjetër skuadër e qarkut, Bulqiza, kërkon ngjitjen në Kategorinë e Dytë. Megjithëse ka një afat për federimin e lojtarëve, ekipi i qytetit të minatorëve ka përfunduar procedurat me Federatën Shqiptare të Futbollit për federimin e lojtarëve, që do të përfaqësojnë ekipin në ligën e tretë.
Burime të sigurta pranë klubit bulqizak shprehen se dje janë federuar për llogari të skuadrës këto lojtarë: Alban Gjoka, Klodian Popi, Roland Uka, Rezart Lila, Adriatik Halili, Elvis Lila, Aldi Mulliu, Hysen Deda, Shkëlqen Terziu, Aleksandër Bardhi, Erjon Xhixha, Edison Doda, Lorin Krosi, Renaldo Bushpepa, Adriatik Leka, Albis Dajti, Amarildo Rizvani, Terenc Mema, Klevis Kadiu, Flogert Rrushi dhe Erald Bala.
Sakaq boksierët Ismail e Gjetan Keta dhe Bashkia Bulqizë kanë premtuar se shumë shpejt do të nisin punimet për ndërtimin e fushës së futbollit dhe një mini-stadiumi për Bulqizën. Pritet që firmat e minierave të kromit dhe donatorë të tjerë të ndihmojnë skuadrën verilindore për të arritur objektivin e afërt, ngjitjen në Kategorinë e Dytë.