AlbanianSport.com 21.08.2015 18:45
ASNN – Portieri i përfaqësueses italiane, Xhanluixhi Bufon, ka bërë një analizë së gjendjes së skuadrave në prag të nisjes së sezonit të ri në Serinë A italiane, duke përmendur dhe ekipet që janë favorite për të fituar “Scudeton”, apo thënë shqip, titullin “kampion”.
Portieri italian ka thënë se ekipi ku ai aktivizohet, pra Juventusi, është dukshëm skuadra favorite për titull. Por krahas Juventusit, Bufon ka përmendur edhe skuadra të tjera që kanë skuadër për titull. “Milani me Sinisha Mihajloviçin mund të jenë ndjekësja jonë e parë për titull.”
“Ata nuk kanë detyrime në Evropë dhe i shoh në luftë për titull, – ka vijuar gardiani i shquar i portës në futbollin italian. – Sigurisht se edhe Roma do të jetë e fortë, ndërsa befasinë e pres nga Napoli. Sa i përket Interit nuk kam fjalë për ta, por mund të them se janë jashtë luftës për titull.”