Brdariç: Ditë e bukur, por vlen vetëm 3 pikë / Shkëmbi: Gabuam shumë

Share Button

AlbanianSport.com 18/10/2021 23:55

ASNN – Trajneri i Vllaznisë ul euforinë, homologu Shkëmbi “vajton” gabimet si skuadër. “Pikë së pari urime ekipit tim, – ka thënë Tomas Brdariç në fillim. – Kishte shumë dëshirë sot dhe ne e besuam që nga sekonda e parë që jemi të aftë për ta fituar. E kishim harruar që kishim fituar 5-3 me Laçin. Golat e pësuar? Duhet të shoh ndeshjen pas 2-3 orësh me qetësi, e jam i sigurt që do të gjej ndonjë gabim por si fillim jam i lumtur për ne, tifozët, jemi krenarë për mënyrën se si shënuam 6 gola e fituam këtë ndeshje.”

“Para ndeshjes gjithçka ishte në balancë mes dy ekipeve, – ka vijuar gjermani i stolit shkodan. – Ndoshta ne mund të kishim 4 pikë më shumë, ndaj është entuziazmuese si e mbajtëm këtë ndeshje sot se të dy ekipet duan të shkojnë në majë. Ne jemi të dytët dhe mendoj se sot e kemi arritur këtë objektiv që kishim. Ne ende po ndërtojmë Vllazninë e re dhe çdo gjë vjen me kohë. Duhet të jemi të duruar që nga fillimi. Por jemi mirë, nuk e fituam ndeshjen sot. Kemi punuar në dy javët e fundit shumë të përqendruar për zhvillimin dhe rezultatin që treguam sot.”

“Jam i lumtur me të gjithë golat. Golat më të thjeshtë janë më të mirët. Kemi krijuar sot aq shumë shanse dhe uroj ekipin por sidomos sulmuesit që shënuan sot. Kemi punuar mbi finalizimin, kemi vuajtur disa herë që nuk kemi qenë efektivë, por sot treguam një pamje të mirë dhe sot ishte e shkëlqyer. U kam thënë lojtarëve që kur jemi të aftë të shënojmë mesatarisht 3 gola në ndeshje, do të jemi të lumtur. Kanë filluar të besojnë në këtë dhe më vjen mirë”, – ka përfunduar trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç.

“Gabuam shumë në fazën mbrojtëse, – ka thënë trajneri i Dinamos, Blendi Shkëmbi. – E nisëm mirë shënuam gol, nuk ishim të përqendruar. Në futboll kur fillon të ecë tersi sepse e kam provuar edhe vetë në fushë, kur skuadra që provon të riniset është e vështirë që ta kthesh. Të gjithë lojtarët janë njësoj, paguhen për të luajtur, nuk kanë rëndësi të quhen kështu  mungesat. Ne i dinim cilësitë e Vllaznisë, u munduam të merrnim masat tona gjithçka shkoi keq. Duhet të kisha bërë diçka ndryshe. Përgjegjësitë janë të miat dhe të stafit, lojtarët u munduan që të bënin më të mirën.”

“Ato zëvendësime i bëra kur ishim në disavantazh, Mihana kishte presionin e kundërshtarit, po mendoja që të luaja për gjithçka që ta fitoja ose ta humbisja ndeshjen, – ka vijuar korçari i stolit të kryeqytetasve. – Unë kur them që marrë përgjegjësitë e them me sinqeritet, ka disa lojtarë që sot duhet të merrnin ekipin përdore si sot që ishim në momente të vështira. Unë deri në janar dua që t’i marr maksimumin kësaj skuadre, pastaj deri në janar nuk e di, por është e pakëndshme që të mendojmë për merkaton e janarit tani”, – përfundoi Bledi Shkëmbi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh