Botërori ynë “rus”… “i ëmbël” në financa… “i kripur” në gogla

Share Button

Rusi-2018-Shorti-goglat-dora

Nga Gjergj Vyshka 26.07.2015 18:55

Botërori ynë “Rusia 2018”, të paktën edhe pas shortit të hedhur të shtunën në Shën Pjetërburg, është i ëmbël financiarisht për Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila do të fitojë me të drejtën televizive ndaj Spanjës e Italisë, dy nga superfuqitë evropiane e botërore, por është i kripur në gogla. Sepse na ka vënë përballë dy ekipeve që janë fitues të kampionateve evropiane e botërore.

Por mbi të gjitha na ka vënë përballë dy skuadrave që shqiptarët i presin me shumë kënaqësi, sepse ka tifozë. Kështu ka pranuar dhe trajneri i kombëtares sonë Xhani De Biazi në një koment të shpejtë për teleteksin e RAI-t. “Në Shqipëri ka shumë tifozë të Italisë e do të jetë një derbi”, – ka thënë ai shkurtimisht. Madje ka dhe një gjë për t’u nënvizuar.

Tashmë nuk jemi më si më 1986, atëherë shihnim vetëm Barcelonën përballë Flamurtarit, apo tek-tuk ndonjë përballje në finalet e Kupave të Evropës, apo dhe veprimtaritë e mëdha për të bërë analiza thjesht nga specialistët. Sot të gjithë e dinë se si luan Spanja dhe Italia e mund të të japin mend për t’u përballur denjësisht me to. E megjithatë është përsëri short i kripur.

Por ajo që habit është fakti i ngutjes së Blaterit për ta hedhur këtë short, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë pa mbaruar kualifikueset e Kampionatit Evropian. Ndoshta nisur dhe nga hetimet që ka nisur FBI-ja, ku tashmë disa zyrtarë të FIFA-s janë dhe të arrestuar e gati për t’u ekstraduar drejt Amerikës për hetime të tjera, Blater ka dashur ta mbrojë kështu “Rusinë 2018”.

Por i gjithë ky short prish dhe strukturën e ndeshjeve miqësore. Aq më shumë që Italia e Spanja, dy kundërshtarët tanë të luksit, do të jenë përballë njëra-tjetrës më 24 mars në një miqësore në prag të Evropianit. Sepse askush prej tyre ndoshta nuk e kishte parashikuar që do të hidhej shorti kaq shpejt… Si rrjedhojë e dëshirës së çmendur të Blaterit.

E shorti u hodh, por të gjithë kanë pranuar që mendojnë vetëm pas Evropianit. Kështu duhet të ndodh dhe me tanët, të cilët me një përllogaritje të thjeshtë dhe në këtë grup ferri sërisht do të jenë të tretët. Shkurt Botëror i ëmbël financiarisht, por i kripur në gogla dhe për herë të parë me përballje gjigantësh ndaj Spanjës dhe Italisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh