Botërori me 48 skuadra që në Katar? Shqipërisë i rriten shanset për kualifikim

Share Button

AlbanianSport.com 31/10/2018 08:50

ASNN – Botërori në formatin aktual zhvillohet me 32 skuadra pjesëmarrëse. Por pas katër vitesh çdo gjë mund të ndryshojë. Dihet që vendimi për ta bërë Botërorin me 48 skuadra duke nisur nga viti 2026 është marrë prej disa muajsh, por FIFA është duke biseduar me autoritetet e Katarit për zhvillimin e Botërorit të vitit 2022 me formatin e ri, pra një Botëror me 48 skuadra.

Nuk është aspak fantazi, pasi Katari ka punuar mirë dhe ka ndërtuar impiante madhështore futbolli. Nga ana tjetër, Botërori është projektuar të luhet në dimër, kur temperaturat të jnë të moderuara dhe jo ekstreme si në verë dhe së fundmi, autoritetet arabe të Katarit nuk e kanë përjashtuar mundësinë të presin një turneu me 48 ekipe pjesëmarrëse.

Kjo do të thotë një shans më shumë për skuadrat  vogla e ndër to dhe Shqipërinë. Lajmin e dha vetë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili ishte i ftuar në kongresin e Konfederatës Aziatike të Futbollit . Prej atje, Infantino deklaroi se shtimi i skuadrave nga 32 në 48 në Kupën e Botës mund të bëhet që në “Katar 2022”. “Sigurisht, është e mundur përse jo”, – u shpreh Infantino.

“Ne si FIFA po diskutojmë me miqtë tanë në Katar dhe shpresojmë që kjo mund të ndodhë, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris futbollin botëror. – Por nëse përgjigja do të jetë negative do të na mbetet ndjeësia që e provuam. Duhet të kërkojmë gjithmonë t’i bëjmë gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme. Megjithatë, gjithçka do të vendoset përpara startit të Eliminatoreve, në fillim të vitit 2019.”

Zgjerimi i Botërorit është një ogur mjaft i mirë për përfaqësueset e vendeve të vogla, si Shqipëria, të cilat do të kenë më tepër mundësi të kualifikoheshin për në fazën finale të një turneu me 48 skuadra kundrejt atij aktual, me 32 skuadra. Një gjë e tillë u dëshmua edhe kur Shqipëria u kualifikua, për herë të parë dhe të vetme, për në fazën finale të Evropianit të 2016-ës në Francë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh