Botërori “Katar 2022” / Stadiumi “Lusail”, ai që po merr jetë njerëzish…

Share Button

AlbanianSport.com 26/12/2018 17:10

ASNN – Katari është vendi organizator i Botërorit të futbollit në vitin 2022. Për herë të parë në histori, veprimtaria më e madh botërore e futbollit zhvillohet në një vend arab. Por, përtej fasadës marramendëse, punimet për ndërtimin e stadiumeve atje nuk po shkojnë si duhet. Punëtorët janë të pakënaqur me kushtet e punës, megjithëse kompanitë kontraktuese pretendojnë të kundërtën. Stadiumi “Lusail” është vendi ku do të zhvillohet ndeshja hapëse dhe ajo finale e Botërorit 2022 në futboll.

Ai do të ketë një kapacitet prej 80,000 vendesh dhe do të jetë stadiumi më i madh i turneut, që nis më 21 nëntor 2022 dhe do të jetë i pari që do të zhvillohet në botën arabe. Me bazamentin e plotë, superstruktura e betonit dhe punimet e infrastrukturës po përparohet në të gjitha zonat ku do të ulen spektatorët, ndërsa punët e brendshme kanë filluar në stendën perëndimore. Stadiumi do të përfundojë në vitin 2020. Por si po shkojnë punimet?

Deri më sot, ka pasur 12 viktima të lidhura me punën, sipas organizatorëve të turneut. Të paktën 26,000 njerëz janë të përfshirë drejtpërdrejt në ndërtimin e stadiumeve të propozuara nga vendi organizator. Kontraktuesit e përfshirë në projektet e Botërorit kanë rënë dakord të rimbursojnë më shumë se 14.4 milion dollarë për mijëra punëtorë që kishin paguar tarifa të rekrutimit përpara se të shkonin në Katar. Tamim El-Abed, menaxher i projektit, Lusail Stadium u shpreh optimist

“Natyrisht, Komiteti Suprem i kushton shumë vëmendje dhe përqendrohet në gjendjen e çdo punonjësi të përfshirë në këtë projekt, – ka thënë ai, duke folur për mediat. – Ne kemi themeluar standardet e mirëqenies së punëtorëve, janë zyrtare dhe të mbyllura në kontratën tonë si një pjesë e kontratës më të madhe të angazhuara në Komitetin Suprem dhe të gjitha firmat kontraktuale janë të detyruara të përmbushin këto kërkesa ose të mos punojnë me ne.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh