AlbanianSport.com 02/04/2022 21:40
ASNN – Flasin trajnerët e Holandës dhe Portugalisë. Holanda përballet në grupin A me Katarin, Senegalin dhe Ekuadorin dhe trajneri i portokallinjve, Luis van Ha’al, ka deklaruar se “këta janë kundërshtarë për të cilët nuk dimë asgjë. “Të paktën unë nuk di dhe prandaj analistëve tanë u del shumë punë për të bërë deri atëherë”, – ka vijuar ai.
“Në 2014-ën ishim në grupin më të fortë, me kampionen në fuqi, Spanjën, Kili, që ishte e 3-ta në Amerikën Latine dhe skuadrën luftarake të Australisë, – ka shtuar Van Ha’al. – Krahasuar me atë, ky short është më i pranueshëm, edhe pse luajmë me kampionen e Afrikës.” Në grupin H, do të ndeshen me njëra-tjetrën Portugalia, Uruguaji, Koreja e Jugut dhe Gana.
Dhe trajneri portugez, Fernando Santos, ishte filozofik në reflektimin e tij, duke thënë: “Është pak a shumë si çështja e gotës gjysmë të mbushur dhe gjysmë të zbrazur. Nëse u referohemi Botërorëve të mëparshëm, Uruguaji është favorite. Nëse sheh renditjen e FIFA-s, Portugalia është favorite. Por nuk duhet të harrojmë Ganën dhe Korenë e Jugut, që kanë lojtarë të fortë.”
“Trajneri portugez, Paulo Bento, ka bërë një punë shumë të mirë me përfaqësuesen e koreanojugorëve dhe unë kam shumë respekt për të”, – ka përfunduar trajneri i Portugalisë.