Botërori “Katar 2022”, një “xhekpot” për Premier Ligën Angleze për shpërblimet

Share Button

AlbanianSport.com 15/11/2022 22:05

ASNN – Premier Liga ka mbi 100 lojtarë të saj që do të luajnë në Botërorin e Katarit. Dhe FIFA do të kompensojë çdo klub për lojtarët që do të aktivizohen gjatë këtij turneu dhe disa skuadra angleze do të fitojnë mbi 1 milion stërlina vetëm gjatë fazës së grupeve. Kështu, Mançester Siti, Çellsi, Totenhemi dhe Mançester Junajtid do të marrin mbi 1.5 milionë stërlina për lejimin e lojtarëve të tyre të përfaqësojnë vendet e tyre gjatë fazës së grupeve të Botërorit.

Kjo shifër mund të shkojë deri në 2 milionë stërlina, në varësi të mënyrës se si shkojë rrugëtimi i skuadreve të tyre në Katar. Organizmi që qeveris futbollin botëror do të paguajë klubet për çdo ditë të qëndrimit të lojtarëve të tyre atje, pasi ata përballen për herë të parë në histori do të përballen me një pushim në mes të sezonit futbollistik. Kampionati i Premier Ligës u ndërpre të dielën, ndërsa mbi 100 lojtarë nga të gjithë 20 klubet kanë nisur përgatitjet për të fluturuar në Lindjen e Mesme.

Klubet do të luten që tu kthehen lojtarët e tyre me një faturë të pastër shëndetësore. Megjithatë, ata do të kompensohen për humbjet e tyre, me ato klube që kanë ofruar më shumë lojtarë të shpërblyer më mirë. FIFA do të paguajë rreth 8,500 stërlina për lojtar, në ditë. Do të ketë 6 ditë stërvitje përpara turneut dhe një fazë 13-ditore në grupe që do të thotë se çdo lojtar do t’i japë klubit të tij të paktën për 19 ditë, një total prej 161,500 stërlina.

Përtej kësaj, varet shumë nga sa përparon secila skuadër përfaqësueses, me garën që do të vazhdojë edhe për 16 ditë të tjera pas ndeshjes së fundit në grup. Mançester Sit, kampione në fuqi e Anglisë, ka ofruar 16 lojtarë, Mançester Junajtid, 14 lojtarë, Çellsi dhe Totenhemi kanë nga 10 lojtarë që shkojnë me përfaqësueset e tyre në Botërorin e Katarit. Liverpuli, me 6, ka numrin më të vogël të lojtarëve që largohen për në Botëror, ndërsa Arsenali, kryesues aktual i Premier Ligës ka 5 lojtarë që shkojnë në Katar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh