Botërori “Katar 2020” / Drejt përfundimit të punimeve në një tjetër stadium

Share Button

AlbanianSport.com 22/10/2021 19:25

ASNN – Stadiumi i Lusailit, me kapacitet mbi 80,000 persona, që do të presë finalen e Botërorit të ardhshëm në dhjetor 2022, rreth 20 kilometra në veri të kryeqytetit të Katarit, Doha, është thuajse në përfundim e sipër. Ai është stadiumi i 8-të dhe i fundit që do të presë ndeshjet e këtij turneu, i ndërtuar nga Komiteti Suprem i Katarit. “Stadiumi mund të presë deri në 85,000 ose 86,000 spektatorë”, – thotë menaxheri i projektit për Stadiumin e Lusailit, Tamim el-Abed. – Pra, jemi në përfundim.

“Afërsisht 98.5%, e punimeve strukturore, punimet civile, të çelikut, të çatisë, janë të gjitha 100% të përfunduara, – ka vijuar ai. -. Përfundimet brenda ndërtesave janë të gjitha 100% të përfunduara dhe siç shihet terreni ka edhe 1 për qind e gjysmë për t’u përfunduar. Janë testuar dhe janë vënë në punë shumica e sistemeve të nevojshme për funksionimin e ndërtesës duke përfshirë sistemet TIK, elektrike, NEP dhe sistemet e ajrit të kondicionuar.

“Dhe sigurisht marrja e miratimeve nga autoritetet lokale këtu në Katar që do të na lejojë të dorëzojmë ndërtesën sa më shpejt”, – ka përfunduar zyrtari në fjalë. Jashtë stadiumit janë vendosur foto të shumta. “Fotografitë janë të të gjithë atyre që kanë kontribuar në ndërtimin e këtij projekti, në radhë të parë të fuqisë punëtore, të teknikëve dhe operativëve të aftë, kështu që të gjithë tregtarët, marangozët, elektricistët, saldatorët, teknikët e instrumenteve dhe të gjitha profesionet e tjera që duhen për të ndërtuar një projekt si kjo”, – thotë menaxheri i projektit.

Pas këtij në Lusail, Katari do të inaugurojë edhe stadiumin “Al-Thumama”, stadiumi i  katërt i sapondërtuar. I vendosur 12 km larg qendrës së qytetit të Dohas, stadiumi me 40,000 vende do të presë ndeshjet deri në çerekfinale të turneut të vitit të ardhshëm. Projekti i tij është frymëzuar nga “gahfija”, një kostum tradicional i thurur i veshur nga burrat dhe djemtë në të gjithë Lindjen e Mesme.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh