AlbanianSport.com 12/11/2019 16:35
ASNN – Vijojnë çerekfinalet e Kampionatit Botëror të Nën-17-vjeçarëve, ndërsa është njohur edhe çifti i parë i gjysmëfinaleve, Meksikë-Holandë. Vijon faza e çerekfinaleve e Kampionatit Botëror të Futbollit për Nën-17-vjeçarët, ndërsa njohur të dielën çiftin e tij të parë të gjysmëfinaleve dhe ai do të jetë Meksikë-Holandë. Ky Botëror po vjen për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.
Kampionati Botëror i Futbollit për Nën-17-vjeçarët, i cili po vjen për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka njohur të dielën çiftin e tij të parë të gjysmëfinaleve dhe ai do të jetë Meksikë-Holandë. Në fakt, ka qenë një tablo të kundërtash ajo e dy dueleve të para të çerekfinaleve, pasi ndërkohë që holandezët kanë mbizotëruar në përballjen e tyre me Paraguajin, meksikanë kanë vuajtur për Koresë së Jugut, duke arritur të kualifikohen falë një fitoreje minimale.
Në takimin e parë, të luajtur të dielën në mbrëmje, Holanda e ka kontrolluar lojën dhe, pas një gjysmë ore lojë, ka kaluar në epërsi me anë të Ki-Jana Hëverit. 10 minuta më pas është lojtari më i spikatur i portokallinjve, Sontje Hansen, ai që dyfishon shifrat. Megjithatë pjesa e parë do të mbyllet me shifrat 2-1 në favor të Holandës, pasi Diego Duarte do të ngushtojë hendekun e golave, duke shënuar në minutën e 45-të.
Përtej përpjekjeve të amerikanolatinëve, holandezët do të gjejnë sërish golin, me anë të Xhejden Bra’afit, i cili realizon në minutën e 78-të. 4 minuta para fundit të kohës së rregullt, Naxhi Ynyvar fikson shifrat në 4-1 për Holandën, e cila shkon kështu në gjysmëfinale. Aty ku holandezët do të përballen me Meksikën, e cila ka arritur të thyejë qëndresën e koreanojugorëve vetëm 13 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, me anë të Ali Avilas