“Botërori 2022”, një sfidë akomodimi, mbi 90,000 prenotime deri më tani

Share Button

AlbanianSport.com 15/11/2022 10:05

ASNN – Me një popullsi prej 3 milionë banorësh, Katari ka më pak se 31 mijë dhoma hoteli, kështu që organizatorët identifikuan gjithsej 130 mijë dhoma si akomodime alternative, duke konvertuar gjithë stokun e pasurive të paluajtshme në strehim të përkohshëm. Po si po e përballon vendi organizator sfidën e vështirë të akomodimit?

Tifozët kanë rezervuar strehim në më shumë se 90 mijë dhoma, apartamente, vila dhe kabina portative në secilën prej ditëve të ndeshjeve të fazës së grupeve të Botërorit “Katar 2022”, thanë organizatorët të mërkurën.

Ata shtuan se të paktën edhe 25 mijë dhoma të tjera janë në dispozicion për të gjithë ata që duan ta vizitojnë Katarin dhe të përcjellin ndeshjet e veprimtarisë më të madhe futbollistike në planet, që fillon më 20 nëntor. “Tregu është ende i hapur dhe tifozët kanë kohë të mjaftueshme për të vendosur dhe për të rezervuar akomodimin e tyre”, – tha Omar al-Xhaber, drejtor ekzekutiv i akomodimeve për turneun e Katarit, finalja e të cilit do të luhet më 18 dhjetor.

Katari përllogaritet të presë 1.2 milionë vizitorë gjatë turneut njëmujor, me numrin maksimal që pritet mes datave 24 dhe 28 nëntor, gjatë fazës së ngarkuar të grupeve. Mesatarisht tifozët do të kalojnë shtatë net në Katar, u shpreh Al-Xhaber. Organizatorët, po ashtu, prezantuan më shumë se 500 fluturime në ditë, duke i lejuar tifozët të qëndrojnë në qytetet fqinje si Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në mënyrë që të shmangin shqetësimet se Katari i vogël do të përballet me mungesë akomodimi.

Me një popullsi prej tre milionë banorësh, Katari ka më pak se 31 mijë dhoma hoteli, kështu që organizatorët identifikuan gjithsej 130 mijë dhoma si akomodime alternative, duke konvertuar gjithë stokun e pasurive të paluajtshme në strehim të përkohshëm. “Accor”, operatori më i madh i hoteleve në Evropë, po menaxhon shumicën e apartamenteve dhe vilave në Katar. Tri anije lundrimi do të vendosen në portin e Dohas për të siguruar më shumë se 5,000 dhoma. Disa tifozë do të qëndrojnë në 1000 tenda moderne në një ishull të krijuar nga njeriu në veri të Dohas.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh