“Botërori 2022”, Minutat në këmbë, Gjermania “më e lodhura” në Katar

Share Button

AlbanianSport.com 17/11/2022 15:25

ASNN – Nga 32 ekipet përfaqësuese të kualifikuara për në fazën finale të Botërorit “Katar 2022”, Gjermania është “më e lodhura”. Kjo do të thotë se 26 lojtarët e grumbulluar nga trajneri Hansi Flik kanë gjithsej 25,276 minuta në këmbë. Por edhe Anglia, Franca e Brazili nuk janë më mirë. Një Kampionat Botëror i Futbollit i veçantë ky i Katarit, unik. Të paktën tani për tani. Sepse luhet në dimër dhe rrjedhimisht në mes të angazhimeve që kanë futbollistët me klubet përkatëse.

Zakonisht kalojnë disa javë ose të paktën 19 ditë, mes ndeshjes së fundit të sezonit dhe ndeshjes së parë të Kupës së Botës. Këtë vit është ndryshe. Mbrëmjen e së dielës kampionatet e ligave të ndryshme ishin ende aktive, që do të thotë se jo vetëm është ulur periudha e pushimit në këtë rast vetëm 7 ditë, 12 më pak, por është rritur numri i lojtarëve që kanë shumë minuta në këmbë përpara nisjes së Botërorit dhe kjo mund të ndikojë në spektaklin dhe rezultatin e ndeshjeve.

Gjermania është skuadra që vjen në Botërorin e Katarit me numrin më të madh të lojtarëve të sfilitur. Skuadra prej 26 lojtarësh e trajnerit Flik ka luajtur gjithsej deri tani 25,276 minuta. E ndjek Anglia, me 25,077 minuta dhe më pas vijnë me radhë, Franca me 23,429, Brazili me 20,532, Spanja me 20,432, Portugalia me 18,554 dhe Argjentina me 17,666. Pra ka një diferencë prej 7610 minutash mes Gjermanisë dhe Argjentinës, dy prej favoritëve për titull.

Ndoshta nuk është rastësi që disa lojtarë janë menaxhuar kohët e fundit me kohën e tyre të aktivizimit. Kështu Kimih, 27 vjeç ka luajtur 1975 minuta, ndërsa Myler, 33 vjeç është aktivizuar vetëm për 969. E megjithëse ka kaq pak minuta në këmbë, sulmuesi i Bajernit të Mynihut nuk është vënë asnjëherë në dyshim për pjesëmarrjen e tij në botëror. Mbi të gjitha, që ky në Katar është tepër i veçantë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh