“Botërori 2022”, klubet me më shumë lojtarë, kryeson Bajerni i Mynihut

Share Button

AlbanianSport.com 16/11/2022 22:10

ASNN – 32 ekipe përfaqësuese janë grumbulluar tashmë për të marrë pjesë në Botërorin e Katarit që nis të dielën. Por shumë klube futbolli në botë mendojnë për futbollistët e tyre, të cilët do të luajnë në këtë veprimtari. Klubi që ka dërguar më shumë lojtarë në Botëror është Bajerni i Mynihut me 17 të tillë. Kampionatet kombëtare në mbarë botën janë pushim tani për shkak të nisjes së Botërorit të futbollit, që nis në Katar të dielën. Protagonistë do të jenë futbollistët e klubeve të ndryshme të cilët janë grumbulluar me përfaqësueset përkatëse.

Klubi që ka dërguar më shumë futbollistë në Botëror, plot 17 të tillë, është Bajerni i Mynihut. Me 7 futbollistë në kombëtaren gjermane dhe 4 me Francën. Klubin bavarez e ndjekin dy klube të tjera të mëdha evropiane, Barcelona dhe Mançester Siti me nga 16 lojtarë të larguar. Spanja ka marrë 6 lojtarë nga klubi katalan, ndërsa Anglia ka grumbulluar 5 lojtarë nga skuadra “kampione”. Nga skuadra vendase, “Al-Sa’ad”, do të jenë 15 lojtarë që do të luajnë në Botëror. Nga këta 13 lojtarë janë grumbulluar me përfaqësuesen e Katarit.

Mançester Junajtid është klubi i dytë anglez me numrin më të madh të lojtarëve që do të luajnë në Botëror, 14 të tillë. Më pas, është Reali i Madridit me 13 lojtarë. Çellsi dhe Al-Hilali nga Arabia Saudite kanë dërguar në përfaqësueset përkatëse nga 12 lojtarë. Nga kampionati italian, Juventusi është klubi me numrin më të madh të lojtarëve të grumbulluar, me 11 tillë. Po kaq futbollistë kanë dërguar në botëror edhe Paris SG-ja, Borusia e Dortmundit, Atletiko e Madridit, Totenhemi dhe Ajaksi. Ndërsa Arsenali, skuadra kryesuese aktuale e Premier Ligës ka 10 futbollistë të thirrur në Botërorin e Katarit.

Ndërkohë, të gjithë trajnerët e klubeve shpresojnë dhe luten që futbollistët e tyre të kthehen të padëmtuar nga ndeshjet e Botërorit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh