Botërori 2018 / Shqipëria në vazon e 3-të, lë pas Serbinë dhe Greqinë

Share Button

Rusia-2018

AlbanianSport.com 15.06.2015 12:15

Përfaqësuesja kuqezi ka bërë një progres të madh në UEFA dhe FIFA, sidomos pas fitores kundër Francës me rezultatin minimal 1-0, pasi edhe zyrtarisht është në vazon e tretë të FIFA-s. Ajo tashmë do të jetë në të njëjtën vazo me përfaqësueset e mëdha si Polonia, Ukraina, Skocia, Hungaria, Suedia, Irlanda e Veriut, Serbia dhe Greqia.

Në një grup të tillë duket qartë progresi që ka bërë përfaqësuesja jonë, e cila do të ketë mundësinë tashmë të ketë në short dy skuadra më të dobëta (teorikisht) dhe dy më të forta. Pra shanset këtë herë janë shumë më të mira, pasi rriten nga shorti, gjë që mundësohen nga pozicionimi në vazo më të mirë.

Kështu, Shqipëria do të jetë në vazon e tretë në shortin për Eliminatoret e Botërorit 2018. Pritet vetëm zyrtarizimi, por ndarjen paraprake në prag të shortit që do të hidhet në Shën Petërburg më 25 korrik 2015 e ka publikuara e përditshmja britanike “Daily Mail”.

Kombëtarja kuqezi vendoset në vazon e tretë bashkë me skuadra të tjera si Suedia, Ukraina, Skocia, por edhe Serbia dhe Greqia. Kjo do të thotë se në eliminatoret për Botërorin 2018, Shqipëria nuk mund të përballet me këta rivalë historikë. Po ashtu, vazo e tretë është një arritje historike për ekipin shqiptar, të mësuar gjithmonë të gjendet në vazot e fundit sa i përket zonës evropiane.

Shkak për këtë kapërcim të madh janë bërë rezultatet e shkëlqyera që po arrin skuadra e drejtuar nga Xhovani De Biazi, e fundit fitorja 1-0 në miqësoren kundër Francës. Të gjitha këto kanë bërë që përfaqësuesja shqiptare t’i shtojë një tjetër ëndërr tifozëve të saj.

Aktulisht në vendin e tretë të grupit i eliminator dhe me shumë shpresa për të luajtur për herë të parë në finalet e një Kampionati Evropian, skuadra kuqezi mund të shohë më larg edhe në eliminatoret e Botërorit të ardhshëm që do të luhet në Rusi, pasi ndryshe nga e shkuara, vazo e tretë i mundëson asaj kundërshtarë më të dobët.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh