Botërori 2018 / Lopetegi: Ndeshjet e “Rusi 2018”, si kjo me Tunizinë

Share Button

AlbanianSport.com 10/06/2018 07:55

ASNN – Trajneri spanjoll përgatit skuadrën për vështirësitë e “Rusi 2018”, afrikanët, “të lumtur” me humbjen. Spanja vuajti për të korrur një fitore 1-0 ndaj Tunizisë në një miqësore të fundit para Botërorit, të zhvilluar në Krasnodar. Për trajnerin Zhylen Lopetegi, kjo ndeshje ishte banko-prova më e mirë për Botërorin rus. “Mendoj se skuadra ka arritur t’i kapërcejë vështirësitë dhe të rritet”, – ka thënë ai.

“Mendoj se kemi fituar një ndeshje të vështirë ndaj një rivali që nuk njihet humbje prej 9 ndeshjesh, – ka vijuar Lopetegi. – Unë këmbëngul tek fakti që çdo ndeshje në Botëror do të jetë si kjo. Nuk mendoj se është keq të mësohesh me këto vështirësi dhe me atë që pritet realisht në një Kampionat Botëror. Asnjë skuadër nuk do të fitojë në Botëror 3-0 apo 4-0. Kjo nuk ka për të ndodhur, ose do të ndodhë shumë rrallë.”)

Tanimë kampionët e botës e kanë hedhur vështrimin tek derbi iberik me Portgualinë më 15 qershor. “Është shumë e rëndësishme që ta fitojmë ndeshjen e parë, – thotë futbollisti i përfaqësueses spanjolle, Koke. – Në fund, kjo është ndeshja që përkufizon grupin dhe duam ta fitojmë atë e të jemi më të qetë në vijim të asaj faze.” Spanja arriti të shënojë vetëm 7 minuta para fundit, me anë të Aspas.

Por trajneri tunizian, Nail Ma’aluli ishte i kënaqur përtej humbjes. “Mendoj që është një humbje shumë dinjitoze përballë një skuadre përfaqësueseje të Spanjës që është një nga më të mirat në botë. Ne nuk e merituam humbjen, sepse patëm 3 mundësi të mira për shënim, por nuk i shfrytëzuam ato, sidomos në pjesën e parë, në dy raste me Naim Slitinë. Por unë jam shumë, shumë i lumtur me lojën, pavarsisht humbjes.”

Spanja e nis grupin B me përballjen me fqinjët, kampionë në fuqi të Evropës, ndërsa Tunizia sfidon Anglinë në grupin G.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh