AlbanianSport.com 01/06/2018 21:45
ASNN – Përfaqësuesja e Kosta Rikës vazhdon përgatitjet për finalet e Botërorit “Rusi 2018”. Nën drejtimin e trajnerit Oskar Ramirez, futbollistët kanë zhvilluar seancat stërvitore, të ndërthurur me ushtrime dhe vrapime. Veçmas, portieri Kejlor Navas vazhdon përgatitjet me trajnerin e tij.
Mesfushori David Guzman, u shpreh se do të japin maksimumin për të mbrojtur ngjyrat e përfaqësueses në Rusi. “Kjo është një mundësi që ne e prisnim të gjithë, – ka thënë ai. – Tani jemi këtu, dhe duhet t’i japim më të mirën, për mbrojtur ngjyrat tona kombëtare dhe të bëjmë historinë.”
Ndërsa mbrojtësi Francisko Kalvo u shpreh: “Ne jemi një grup konkurrues dhe duke i bërë presion vetes kërkojmë më të mirën. Ju garantoj se çdo ndeshje që ne luajmë, kemi detyrimin për të fituar atë. Nuk po shkojmë në Botërorin “Rusi 2018” pa pretendime.”