AlbanianSport.com 06/06/2018 17:30
ASNN – E para që ka mbërritur në Rusi ka qenë përfaqësuesja e Iranit. Skuadra e trajnerit Karlos Keiroz ka kryer një fazë përgatitore të gjatë, përpara kësaj veprimtarie, teksa ka dalë e para në grupin e vet aziatik të Eliminatoreve të Botërorit. Fillimisht futbollistët kanë vizituar stadiumin “Luzhnjiki” të Moskës, ku do të luhet ndeshja e parë e Botërorit, në 14 qershor 2018.
Kështu, Irani është ekipi i parë që ka mbërritur në Rusi, për të marrë pjesë në Botërorin e këtij viti. Vizitën e parë futbollistët e kombëtares iraniane e kanë bërë në stadiumin historik të Moskës, në “Luzhnjiki”, ku do të luhet edhe ndeshja hapëse, më 14 qershor 2018. Për Iranin, kjo është pjesëmarrja e 5-të në fazën finale të një botërori dhe mbab hëpërhë vendin e 36-të në renditjen e FIFA-s.
Iranianët bëjnë pjesë në grupin B dhe e luajnë ndeshjen e parë në Botërorin e Rusisë më 15 qershor 2018, kundër Marokut, në stadiumin e Njizhni Novgorodit. Më pas, ata udhëtojnë për në Kazan, për një përballje në 20 qershor 2018 kundër Spanjës, për t’i mbyllur ndeshjet në grup me ndeshjen kundër Portugalisë, më 25 qershor 2018. Tri herë fitues të Kupës së Azisë, ata u kualifikuan lehtësisht për në Botëror.
Irani i ka fituar të 10 ndeshjet në grupin e tyre aziatik. Irani humbi 1-2 në Turqi në miqësoren e tyre të fundit më 28 maj 2018 dhe do të luajë edhe një tjetër me Lituaninë në 8 qershor, përpara fillimit të Botërorit. Nën drejtimin e trajnerit portugez Karlos Keiroz, Irani ka bërë një fazë përgatitore të gjatë. Sipas kompanive të basteve, shanset që Irani të fitojë Botërorin janë 500 me 1.