AlbanianSport.com 13/06/2018 10:40
ASNN – Futbollisti i Atletikos së Madridit, Antuan Grizman, nuk ka pranuar të zbulojë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Ai është një nga yjet e Francës në këtë Botëror, por 26-vjeçari nuk pranon që pesha e pritshmërisë ta shpërqendrojë nga misioni kryesor. Grizmani beson që Franca e meriton ta fitojë Botërorin. Ai është një nga yjet e Francës në këtë Botëror, por Antuan Grizman nuk pranon që pesha e pritshmërisë ta shpërqendrojë nga misioni kryesor.
“Unë nuk e di nëse unë jam çelësi i suksesit tonë, por unë e di që shumë njerëz, përfshi veten time, presim shumë prej meje, – thotë ai. – Unë e di që shokët e mia të skuadrës dhe trajneri kanë besim tek unë dhe po presin që ta ndihmoj ekipin të shkojë sa më larg të mundet. Kështu që jam gati dhe jam shumë i qetë.” Grizmani beson që Franca e meriton ta fitojë Botërorin. “Shpresoj që po!”, – thotë ai. – Është e vërtetë që karriera e Mesit do të ishte e plotë me një trofe Botërori.”
“Por ja ku jemi dhe ne do të bëjmë gjithçka që ta mposhtim atë, – vijon Grizman. – Futbolli kështu është, një ditë ta jep, ditën tjetër ta merr. Do të shohim çfarë do të ndodhë.” Futbollisti i Atletikos së Madridit nuk ka pranuar të zbulojë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. “Më vjen shumë keq, se e di që ka shumë që presin, por sot nuk është dita që unë do të shpall vendimin tim, – ka pohuar Grizmani. Po, e kam marrë një vendim, por, siç e thashë, nuk është ky vendi, por as koha e duhur për ta shpallur.”
“Për momentin, jam i qetë dhe i përqendruar në këtë Botëror. Prandaj jam shumë i lumtur dhe për mua kjo është gjëja më e rëndësishme për momentin”, – ka përfunduar futbollisti i Atletikos së Madridit. Franca, që e nis Botërorin më 16 qershor me ndeshjen me Australinë, përballet gjithashtu në grupin C edhe me Perunë dhe Danimarkën.