Botërori 2018 / Busaka: VAR-i do ta ndihmojë e jo të pengojë lojën

Share Button

AlbanianSport.com 13/06/2018 08:50

ASNN – Kolina: “Nëse do të dëgjohen kore raciste në stadium, gjyqtari do të veprojë në tri faza”. Megjithë dyshimet e vazhdueshme në lidhje me përdorimin e VAR-it (Ndihmësgjyqtarit të Videos) në “Rusi 2018”, drejtuesit e seksionit të gjyqtarëve të FIFA-s këmbëngulën se kjo gjë duhet të ndihmojë dhe jo të pengojë lojën në këtë Botëror. Sistemi VAR ka qenë objekt i vendimeve konfuze dhe vonesave të gjata, nëse duhej aplikuar apo jo në këtë Botëror.

Shefi i Departamentit të Gjykimit në FIFA, Masimo Busaka pranon se kanë bërë mirë që vendosën të aplikojnë këtë sistem në Rusi sepse kjo gjë do t’i ndihmojë gjyqtarët të marrin vendime më të sakta në këtë Botëror. “Ne u bëmë gati shumë shpejt për sistemin VAR, – tha Busaka në një konferencë shtypi në Moskë. – Por theksoj se nuk duhet të funksionojë si eksperiment. VAR-i do të jetë si një ekip që konkurron për trofeun në Rusi.

“Asnjë skuadër përfaqësuese nuk arrin e përsosur në Botërorin, – tha ish-gjyqtari zviceran. – Ndaj edhe ne e dimë që duhet të përmirësohemi”. Ai shtoi më tej se të gjitha çastet e diskutueshme të ndeshjeve do të riprodhohen dhe do të shfaqen në ekranet në stadiumet e Botërorit, kështu që tifozët mund të shohin përse u dhanë vendimet e sakta apo jo. “Edhe zyrtarët e VAR-it janë shumë të stresuar”, – ka shtuar Pierluixhi Kolina, Kryetar i Komitetit të Gjyqtarëve në FIFA.

“Ne nuk do të hyjmë në fushë me kostum e kollare, – ka vijuar legjendat e gjykimit të futbollit italian dhe atij botëror. – Do të jemi me uniformë për t’i ndjerë në fushë të gjitha episodet e saj.” Kolina tha se është koha që VAR-i të provojë se është i vlefshëm në lojën moderne, por hodhi poshtë nocionin se kjo gjë do t’i heqë të drejtën gjyqtarit të japë vendimet e tij spontane. Kolina u pyet nëse do të ketë ndërprerje të lojës po të dëgjohen kore raciste në stadium.

Ish-gjyqtari italian u përgjigj: “Do të ketë një procedurë me tre hapa dhe gjyqtarët do të kalojnë nëpër të nëse ka nevojë. “Procedura me 3 hapa” do të thotë që, nëse ka kore raciste ose diskriminuese, gjyqtari mund ta ndërpresë ndeshjen duke kërkuar që të tifozët të  pushojnë. Nëse vazhdon, gjyqtari mund të pezullojë ndeshjen dhe të kërkojë sërish që ata të pushojnë. Pastaj të presë derisa të sërish tifozët të pushojnë, por nëse ata ende vazhdojnë, ai mund të braktisë lojën”, – përfundoi Kolina.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh