AlbanianSport.com 02/03/2021 23:15
ASNN – Fiton 1-0 në fushën e Borusias së Mënshengladbahut, “Covid-19” shtyn çerekfinalen tjetër. Duke nisur nga ora 20:45, është luajtur përballja e Bundesligës së parë, midis Borusias së Mënshengladbahut dhe Borusias së Dortmundit, që është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rrjeta të paprekura, edhe pse skuadrës vendase iu anulua nga Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), një gol në minutën e dytë shtesë. Edhe pjesa e dytë ka parë Sistemin e Ndihmësgjyqtarit të Videos të anulojë edhe një gol të Borusias së Dortmundit, e cila sidoqoftë e ka gjetur golin që vlen, në minutën e 66-të, me anë të Xhejdon Sanços.
Gjysmëora e mbetur e lojës do të jetë e luftuar, me miqtë që mbeten madje edhe me 10 lojtarë në fund, por Borusia e Dortmundit e mbron fitoren minimale në Mënshengladbah, duke siguruar vendin në gjysmëfinale. Ndërkaq, të mërkurën, ekipi që eliminoi Bajernin, Holshtajn Kili i Bundesligës së dytë, sfidon skuadrën e vetme amatore që ka mbetur në lojë, Rot-Vajs Esenin, në duelin që nis në ora 18:30.
Eseni eliminoi në turin e 16-shes Bajer Leverkusenin, ndërsa Holshten Kili mposhti rivalen e Bundesligës së dytë, Darmshtadtin. Në përballjen e fundit çerekfinale, që nis në ora 20:45 dhe do të vijë drejtpërdrejt në RTSH 3, përballen dy skuadrat e Bundesligës së parë, Lajpcigu dhe Volfsburgu.
Kupa e Gjermanisë
Turi i 16-shes:
Të martën, 2 mars 2021:
Jahn Regensburg – Verder Bremen (U shty)
Borusia Mënshengladbah – Borusia Dortmund 0-1
Të mërkurën, 3 mars 2021:
Rot-Vajs Esen – Holshtajn Kil (18:30)
Lajpcig – Volfsburg (20:45)