AlbanianSport.com 25/01/2019 13:40
ASNN – Hidekiçi Miyazaki, japonezi i cili vendosi rekordin botëror në 100 metra sprint për kategorinë e moshës mbi 105 vjeç, ka vdekur në moshën 108 vjeçare. I quajtur “Bolti i Artë”, sprinteri japonez ka lindur në vitin 1910, periudhë kur Japonia aneksoi Korenë dhe kur Titaniku ishte ende duke u ndërtuar.
Në vitin 2015, ai dha kohën, 42.22 në një garë të zhvilluar në qytetin e tij të Kiotos, duke vendosur një rekord botëror prej 100 metrash në kategorinë mbi moshën 105-vjeçare. Beteja dhe fotografitë e tij qenë një kundërgoditje për “famën” e yllit të sprintit botëror, Jusain Bolt.
Madje duke e nxitur edhe vetë sprinterin xhamajkan që të takohej me sprinterin veteran. Por atleti i moshuar në atë kohë ishte shumë më tepër i impresionuar nga arritjet e jashtëzakonshme të Bolt. “Nuk jam i kënaqur me kohën”, tha Mijazaki për AFP-në në një intervistë menjëherë pas rekodit.
“Unë fillova të derdh lot gjatë garës, sepse pashë që isha tepër I ngadaltë. Ndoshta unë po plakem!”. Ai filloi të vraponte në fillim të viteve ’90 dhe tha se do të arrinte majat në garën e tij të preferuar në 100 m sprint.