AlbanianSport.com 15.05.2015 21:20
ASNN – Në pallatin e sportit “Flamurtari” të Vlorës ka nisur dje Kampionati Kombëtar i Paratërinjve në boks, të moshës 14-16 vjeç. Kjo veprimtari ka vijuar edhe sot, më 15 maj, ku fituesit janë ndeshur me njëri-tjetrin.
Në këtë veprimtari morën pjesë 13 ekipe, e më konkretisht, Tomori, Patosi, Tirana, “Enea”, Apolonia, Vllaznia, “Arena”, Teuta, Partizani, “Shqipnia”, Kukësi, Flamurtari dhe Besa.
Gjatë ndeshjeve të zhvilluara nuk munguan edhe polemikat kundrejt gjyqtarëve të takimit. Disa prej trajnerëve më të spikatur të boksit shqiptar si Baftjar Abazi i Apolonisë, Gentian Bega i Tomorit, Gëzim Zeneli i Flamurtarit dhe i Kombëtares kanë kontestuar gjykimin si të njëanshëm.
Sipas tyre, gjykimi ka lënë për të dëshiruar për shkak të paaftësisë së gjyqtarëve.