AlbanianSport.com 19.04.2015 17:55
ASNN – Spektakli i ndeshjeve finale u rezervua në peshën 91 kilogramë, ku Armend Xhoxhaj boksoi në një sfidë të një niveli botëror. Kosovari që boksoi për shtetin e tij, Kosovën ekzaltoi tifozët e shumtë që ishin të pranishëm në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Xhoxhaj ishte i papërmbajtshëm përballë kundërshtarit të tij, malazezit Dilan Prasoviç. Kosovari, me goditjet e tij të pastra dhe të rrufeshme në kokën e malazezit, çoi peshë tifozët duke krijuar një atmosferë tejet të ndezur.
Xhoxhaj arriti që dy herë ta hedhë “nokdaun” kundërshtarin e tij, përmes goditjeve të pamëshirshme. Në “nokdaun”-in e dytë malazezi e kishte të pamundur ta vazhdonte më tej ndeshjen.
Dhe automatikisht pa mbaruar ende raundi i tretë, Xhoxhaj shpallet fitues i medaljes së arit. Tifozët shpërthejnë në brohoritje: “Shqipëri etnike, Shqipëri etnike, Shqipëri etnike”. Thirrjet e tifozëve krijuan shumë emocione dhe lot për boksierin nga Kosova.