Boks / Vlerësimi i Kemenit: “Memorial Vllaznia 2016”, një turne me nivel

Share Button

Sergej-Kemen

Gaspër Marku 12.03.2016 18:20

ASNN – Turneu i 13-të Ndërkombëtar i Boksit “Memorial Vllaznia 2016″, po menaxhohet nga një trupë komplekse me përfaqësues nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse, e dirigjuar në gjyqtarinë qendrore nga i deleguari i Federatës Evropiane të Boksit, Sergei Kemen dhe përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Boksit, drejtori teknik i saj, Migen Pero. Një veprimtari që, për hir të së vërtetës, duhet pranuar se është në lartësinë e duhur, jo vetëm për nga ana e organizimit, por në të njëjtën kohë, edhe për cilësinë e boksierëve në ring, si dhe korrektesën dhe nivelin e gjykimeve, për të cilat, deri më tash, nuk ka pasur kontestime nga stafet teknike të përfaqësueseve pjesëmarrëse në garë.

I këtij mendimi është edhe Sergei Kemen nga Bjellorusia, i cili në cilësinë e të deleguarit të Federatës Evropiane të Boksit, pas përfundimit të ditës së dytë të Turneut, dha një prononcim posaçërisht për të përditshmen sportive shqiptare, “Sport Ekspres”. Në bisedë me të, mësojmë se ai është një ish-boksier “kampion” në vite, me titullin “Mjeshtër Sporti” i ish-Bashkimit Sovjetik dhe se në Shqipëri vjen për herë të parë. Dhe për këtë ndjehet mjaft i kënaqur, pasi, krahas aspektit sportiv, ai thotë se pati rastin të shijojë edhe disa prej pikave turistike interesante që ka qyteti i Shkodrës, ndër të cilat, kalaja e Rozafës dhe Liqeni i Shkodrës, i kanë pëlqyer së tepërmi.

Duke folur në lidhje me ndeshjet e boksit në Turneun Ndërkombëtar, që po mbahet në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, bjellorusi Sergei Kemen është i mendimit që, edhe pse pjesëmarrja nuk është shumë e madhe, lufta sportive dhe rivaliteti që karakterizon ndeshjet në fjalë i kanë dhënë bukuri kësaj veprimtarie. Ndër ekipet pjesëmarrëse, ai veçon më tepër ato të kombëtares së Kazakistanit, duke e cilësuar si një ndër shtetet më të fuqishme në botë për sportin e boksit dhe, që, sipas tij, është pretendent kryesor për fitimin e trofeut të turneut si ekip.

Ai rreshton kombëtaren e Shqipërisë, duke i konsideruar boksierët kuqezi shumë aktivë në ring, disa prej të cilëve edhe mjaft cilësorë dhe që janë të denjë edhe për Lojërat Olimpike në Rio, edhe pse, sipas tij, shtetet e vogla është shumë e vështirë të marrin pjesë në Olimpiadë. Duke iu referuar ndeshjeve të ditës së dytë, ai veçoi dy ndeshje të boksierëve shqiptarë, të cilët, sipas tij, treguan karakter shumë të fortë në ring duke dalë edhe me meritë edhe fitues të ndeshjeve duke përfshirë edhe njërin prej boksierëve kosovarë, i cili bëri një paraqitje shumë të mirë në këtë ditë të dytë dhe pikërisht Armend Xhoxhajn, që në peshen deri në 91 kg mundi kampionin e Evropës, bullgarin Tervel Pulev.

 

Turneu i 13-të Ndërkombëtar i Boksit

“Memorial Vllaznia 2016”

 

Rezultatet teknike të ditës së dytë:

 

Pesha 56 kg              Lama (Maqedoni) – Zeneli (Shqipëri)                  0-3

Pesha 64 kg              Rrasi (Kosovë) – Mekiç (Mali i Zi)                         RSCH

(fiton boksieri kosovar, për tërheqje të kundërshtarit)

Pesha 64 kg              Mger (Ukrainë) – Oskenbek (Kazakistan)           3-0

Pesha 75 kg              Çullhaj (Shqipëri) – Alzhanov (Kazakistan)       0-3

Pesha 75 kg              Sabotiç (Mali i Zi) – Kajoshi (Shqipëri)                 0-3

Pesha 91 kg              Xhoxhaj (Kosovë) – Pulev (Bullgari)                    3-0

Pesha +91 kg           Xhediku (Shqipëri) – Pinçuk (Ukrainë)               0-3

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh