Boks / Uldedaj, sot në ring, një medalje kuqezi, realitet në Evropian

Share Button

Boks-Jurgen-Uldedaj-fitore

Gjergj Vyshka 24.10.2014 07:45

E gjithë vëmendja e boksit shqiptar në veçanti, por dhe e sportit shqiptar në tërësi, sot do të jetë në Zagreb, atje ku pritet që boksieri i Tiranës i peshës 81 kg, Jurgen Uldedaj, të kualifikohet për në finalen e madhe të Evropianit të të rinjve. Sipas drejtorit teknik të Federatës Shqiptare të Boksit, Mirgen Pero, e premtja është ditë shumë e rëndësishme, sepse do të ngrihet flamuri kuqezi, ndërsa është e sigurt që boksieri i Tiranës do të ngjitet në podiumin e medaljeve. Qoftë kjo dhe me medalje bronzi.

Në një përmbledhje të shpejtë të pjesëmarrjes së boksierëve shqiptar në këtë Evropian, Pero vëren fakti që Rexhildo Zeneli dhe Jurgen Uldedaj kanë arritur të hynë në tetë më të mirët e peshave të tyre. Fillimisht, gjithnjë sipas informacionit që ka dhënë Pero për mediat shqiptare, Uldedaj ka fituar ndaj azerbajxhanasit Alijev, 3-0, i cili është nënkampion Evrope në fuqi. Më pas ka mundur polakun Poletan, 2-1, dhe tashmë është gjysmëfinalist.

Ndërkohë që Rexhildo Zeneli ka humbur një ndeshje me boksierin bjellorus, ndërsa e ka dominuar atë. Tashmë në gjysmëfinale, Uldedaj do të ndeshet me norvegjezin Vegar Tregren, ndërsa shanset janë që boksieri i Tiranës të kualifikohet për në finale dhe të sjellë medaljet e artë. Që do të ishte një shans shumë i mirë jo vetëm për të, por dhe për boksin shqiptar, i cili, për herë të parë në histori, do të mund të ketë dhe një kampion të Evropës.

Sipas Peros, qoftë rezultati i Rexhildo Zenelit, që arriti në peshën 56 kg deri në tetë më të mirët, por dhe ai i Jurgen Uldedajt, prej të cilit pritet medalja, është efekt i një pune të mirë të trajnerëve dhe të politikave që ka ushtruar deri më tani Federata Shqiptare e Boksit. Të dy boksierët janë stërvitur në kampe të ndryshme, por dhe vijnë nga ekipe elitë të boksit shqiptar si Vllaznia dhe Flamurtari. Madje të dy janë dhe kampionë të Shqipërisë për të rinj dhe për të rritur.

Në Zagreb kombëtarja e boksit ka qenë e përbërë nga Rexhildo Zeneli, Jurgen Uldedaj, Krenar Zeneli dhe Erald Muhja, kurse trajnerë të tyre kanë qenë Zef Gjoni, Jozef Sermi, Gëzim Zeneli dhe Sead Bushati. Ndaj sot vëmendja është e gjitha tek Jurgen Uldedaj në gjysmëfinale.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

AlbanianSport.com 09/11/2021 20:55 ASNN – Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

AlbanianSport.com 27/10/2021 18:35 ASNN – Reagon edhe presidenti Vuçiç për incidentin me boksierët

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

AlbanianSport.com 11/09/2021 20:55 ASNN – 8 duele luftarake të disiplinës së “Mjui Thai”-t ofrojnë

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

AlbanianSport.com 15/08/2021 14:15 ASNN – Në një përballje historike dhe në një kala historike, atë

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

AlbanianSport.com 14/01/2021 17:55 ASNN – Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh