Gjergj Vyshka 05.12.2014 19:05
Jurgen Uldedaj, fituesi i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian të të rinjve të boksit në Zagreb, së bashku me Mario Sokolin do të jenë pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar Kupa “A. Agalarov 2014”, që zhvillohet në Baku. Kjo veprimtari nis sot për të përfunduar të martën, ndërsa boksierët do të shoqërohen nga trajneri i Tiranës, Sead Bushati.
Dhe pjesëmarrja e tyre në aktivitet është mundësuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, që ka mundësuar një marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Boksit të Azerbajxhanit. Madje nisur nga rezultatet e mira të këtyre boksierëve, veçanërisht të Jurgen Uldedajt, KOKSH ka mbështetur financiarisht pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet ndërkombëtar.
Madje pas marrëveshjes me Federatën e Boksit të Azerbajxhanit, KOKSH po përpiqet të mundësojë trajnime më afatgjata të përbashkëta të sportistëve shqiptar me ato azerë.