Boks / Uldedaj: Dua të stërvitem jashtë, por s’e tradhtoj Shqipërinë

Share Button

Boks-Jurgen-Uldedaj-medalje

Gjergj Vyshka 02.11.2014 15:05

Fituesi i medaljes së bronztë në Zagreb rrëfen emocionet e tij e ngjitjes në podium: “Me një stërvitje të rregullt dhe intensive kam besim se do të marr përsëri medalje”. Jurgen Uldedaj ka rrëfyer për “Gazetën e Sportit” emocionet e medaljes së bronztë në Zagreb të Kroacisë gjatë Kampionatit Evropian të Të Rinjve. Uldedaj është nga ata boksierë që gjithnjë sjell medalje nga arena ndërkombëtare.

Ka premtuar një të tillë dhe në Botëror, por më pas dhe kualifikimin në Lojërat Olimpike. Sigurisht që e sheh dallimin me të tjerët, por asnjëherë nuk i ka shkuar ndërmend që të konkurrojë për një vend tjetër. Dhe duke i bërë thirrje të gjithëve për më shumë vëmendje ndaj boksit, sidomos shtetit, Uldedaj ka premtuar të tjera ngjitje në podiumin e medaljeve.

Ka falënderuar trajnerët e kombëtares Jozef Sermin, Zef Gjonin dhe Gëzim Zenelin, pa harruar këtu dhe atë të Tiranës, Sead Bushati. Kjo është intervista e tij për të përditshmen sportive shqiptare, “Gazeta e Sportit”, të cilën AlbanianSport.com jua solli në dy pjesë dhe dje u botua pjesa e parë, ndërsa sot botohet pjesa e dytë.

 

… vijon nga dje

 

– Çfarë trajtimi keni pasur deri tani nga Federata përkatëse, apo edhe nga strukturat e tjera dhe si i keni përballuar shpenzimet e përgatitjes tuaj?

– Unë nuk i konsideroj të plota trajnimet për t’u përballuar në këto veprimtari të rëndësishme. Nuk janë aspak të mjaftueshme trajnimet në kuadrin e grumbullimeve 10 ose 15 ditore përpara aktiviteteve ndërkombëtare. Ekipi kombëtar duhet të jetë i strukturuar më mirë dhe me kushte më të mira. Ambientet ku zhvillohet stërvitja duhet të jenë të përshtatshme, pasi nuk është aspak normale që një pjesë e përgatitjeve të përballohet nga ne financiarisht. Sidomos kur bëhet fjalë për arenën ndërkombëtare. Kjo është minimumi i kërkuar nga ne dhe kërkon një vëmendje dhe përkushtim më të mirë në të ardhmen. Para 2 vitesh kemi qenë ekipi i vetëm që kemi marrë pjesë me të gjitha shpenzimet të përballuar privatisht. Këtë vit dhe në vazhdim na është komunikuar nga Federata që për boksierët elitar do të ketë trajnime mujore jashtë vendit. Dhe ky është një lajm i mirë dhe na bën optimist që Federata dhe presidenti Leqejza po përkujdesen për ne.

 

– E keni menduar ndonjëherë një medalje olimpike, apo mendoni se është diçka e paarritshme?

– Unë jam nga ato boksierë që gjithçka e shoh me optimizëm dhe gjithnjë në ndeshje futem për ta fituar atë. Sigurisht që e kam menduar edhe medaljen olimpike dhe shpresoj që vitin tjetër, referuar eksperiencës së akumuluar dhe angazhimit tim në një stërvitje intensive, kjo ëndërr të bëhet realitet.

 

– Mërziteni kur nuk shikoni një mbështetje të plotë të shtetit dhe të Federatës, apo deri tani keni qenë të përqendruar tek stërvitja dhe rezultatet?

– Sigurisht që edhe mërzitem, por referuar viteve të kaluara ndryshimet janë të dukshme.

 

– Cili është aktiviteti i radhës dhe cilat janë objektivat për në vazhdim?

– Aktiviteti i radhës është Kampionati Botëror për të rinj, që me sa di do të zhvillohet në Rusi. Referuar eksperiencës sime, ndeshjeve ndërkombëtare të zhvilluara, por dhe dy medaljeve të fituara, atëherë kam besim të plotë për të shkuar me pretendime maksimale. Por gjithçka pas një stërvitje intensive në të gjitha drejtimet.

 

– A mendoni ndonjëherë që duke mos pasur kujdesin e askujt të përfaqësoni ndonjë shtet tjetër?

– Unë gjithmonë kam menduar dhe mendoj të përfaqësoj ngjyrat e flamurit tonë kombëtar. Është një ndjesi e jashtëzakonshme që pas një fitoreje në ring të identifikohesh me flamurin tonë kombëtar. Pretendimet e mia janë për të shkuar lart në boksin profesionist. Kjo sigurisht që nuk mund të arrihet me nivelin e boksit dhe shkollën e boksit në Shqipëri. Unë do të synoja që të ushtrohem në një nga vendet si Gjermania, që kanë traditë në boks. Fakti që shumë boksier shqiptar që kanë bërë emër dhe njëkohësisht nuk janë penguar të ngrenë lart flamurin tonë kombëtar. Kjo nuk do të më pengojë edhe mua në të ardhmen.

 

– Në nivel kombëtar a ka konkurrencë dhe ku janë pikat më të forta në klubet shqiptare?

– Kohët e fundit është shtuar konkurrenca edhe në boksit amator. Janë forcuar dhe klube si Vllaznia, Tirana dhe Flamurtari. Kjo është pozitive dhe rrit përgjegjësinë për një vëmendje të re nga Federata e Boksit dhe shteti

 

– Së fundi, besoni se do të vini përsëri me medalje nga aktiviteti i radhës ndërkombëtar?

– Me një angazhim më të madh, por dhe me stërvitje të disiplinuar dhe intensitet të lartë, kam besim për suksesin e radhës në Kampionatin Botëror dhe më pas edhe në Olimpiadë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

AlbanianSport.com 12/03/2024 23:00 ASNN – Trajneri i kuqezinjve Nën-21-vjeçarë komentoi listën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

AlbanianSport.com 12/03/2024 20:15 ASNN – Trajneri i Shpresave kuqezi, Alban Bushi doli këtë të martë

(Video) Shpresat / Bushi: Fetai & Jashari, kemi fituar dy lojtarë të mirë

(Video) Shpresat / Bushi: Fetai & Jashari, kemi fituar dy lojtarë të mirë

AlbanianSport.com 12/03/2024 18:25 ASNN – EURO 2025 për Nën-21-vjeçarët, trajneri Bushi fton

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh