AlbanianSport.com 29.03.2017 10:05
ASNN – Në përfundim të kampionatit lokal të boksit në Berat, për mediat sportive lokale ka folur kryetrajneri i Tomorit, Gentian Begaj. “Dua të falënderoj të gjithë boksierët beratas, që morën pjesë në fazën finale dhe i shpreh atyre suksese në të ardhmen, – ka thënë ai. – Pjesa dërrmuese e tyre janë tashmë të seleksionuar si pjesë e Tomorit në boksin profesionist dhe kam besim se, me shumë punë dhe vullnet nga ana e tyre, do të arrijmë që të sjellin elementin e ri dhe me perspektivë ekipit tonë.”
“Gjithashtu dua të falënderoj në mënyrë të veçantë sponsorin gjeneral zotin Isuf Bega, që financoi këtë veprimtari dhe i uroj firmës “ERZENI” suksese, – ka vijuar ai. – Madje duke qenë e shtrirë në të gjithë Shqipërinë duhet të jetë akoma më shumë pranë sportit në përgjithësi. Sikurëse dua të falenderoj për mbështetjen Drejtorinë Arsimore Rajonale dhe klubin shumësportësh Tomori për mbështetjen që na dhanë, pa lënë mënjanë sigurisht edhe deputetin Fidel Ylli dhe nënkryetarin e Bashkisë, Bledi Blana.”
“Por mbi të gjitha dhe Julia Memën, kryebashkiaken e Urës Vajgurore. E për ta mbyllur me falënderimet të gjithë sportdashësit të moshave të ndryshme, që i dhanë një gjallëri me entuziazmin e tyre natës finale të kampionatit lokal”.